COMMUNITY SHIELD

REUTERS
E fillojnë me trofe
11 August, 2013 @16:09
Sulmuesi holandez i Manchester Unitedit, Robin Van Persie, ka treguar edhe njëherë vlerat e veta dhe pse Wayne Rooney nuk llogaritet më si sulmues i parë i ekipit të djajve të kuq.
Van Persie ka shënuar një gol të shpejtë, pas vetëm gjashtë minutash lojë, dhe një tjetër në pjesën e dytë për t’ia sjellë sigurinë David Moyesit në ndeshjen e tij të parë zyrtare si teknik i Manchester Unitedit.
Wayne Rooney nuk ka qenë as në bankën rezervë të Manchesterit, derisa kosovari Adnan Januzaj po. Moyes ka filluar ndeshjen me tre sulmues, ku përveç Van Persiet në maje të sulmit, anash kanë qenë dyshja e re Danny Welbeck dhe i talentuari Wilfred Zaha.
Ekipi i Owen Coyle, Wigan, i cili këtë stinor bën pjesë në Championship pas rënies nga elita, asnjëherë nuk ka arritur të kërcënojë seriozisht e as që vihej në pyetje triumfi i tyre në Superkupën e Anglisë. Wigan, kishte fituar Kupën e Anglisë befasisht stinorin e kaluar, duke e mposhtur favoritin Manchester City.
Si qershi mbi tortë, David Moyes, bëri zëvendësimin në fund, duke ndërruar lojtarin e ndeshjes Robin Van Persie me Adnan Januzajn, i cili u paraqit që nga minuta e 83-të në sulm të djajve të kuq.
FAKTE:
Robin Van Persie është holandezi i parë që shënon në Community Shield pas Ruud Van Nistelrooy në vitin 2001. | |||
Ky është trofeu i 20-të Community Shield për Manchester Unitedin. | |||
David Moyes fiton trofeun e parë me Manchester United, pas ndeshjes së parë zyrtare, që nga përfundimi i epokës së Sir Alex Ferguson. |