TURQI

REUTERS
Galata fiton Superkupën turke
11 August, 2013 @20:51
Didier Drogba ka shënuar në minutën e 99-të të takimit për të zgjedhur dilemën e fituesit të Superkupës turke në mes të rivalëve të përbetuar Galatasaray-Fenerbahçe.
Pasi që ndeshja gjatë 90 minutave nuk ka parë gol të shënuar përkundër rasteve, ka shkuar në vazhdime.
E aty, pas një krosimi, Didier Drogba është gjendur më së miri në zonë për të shënuar në stilin e tij me kokë - dhe Galatasaray ka fituar trofeun e Superkupës turke të zhvilluar në Kayseri.