BAYERN

REUTERS
Shaqiri me dygolësh
11 August, 2013 @18:07
Ndeshja miqësore e sotshme e Bayernit ndaj Gyorit ka kaluar në shenjë të Xherdan Shaqirit dhe Mario Götzes.
Kosovari Shaqiri ka shënuar dy gola në fitoren e lehtë të skuadrës së tij, ndërsa dy të tjerë i ka shënuar debutanti Mario Götze, që luan për herë të parë me fanellën e Bayernit.
Bayern ka shënuar fitore 4-1 ndaj Gyorit. Shaqiri i shënoi golat e tij në minutat 58 dhe 71.