PEJANI

kfbesa.com
Edhe Kasapi te Trepça 89
12 August, 2013 @10:44
Skuadra mitrovicase, Trepça 89, ka vazhduar të përforcohet me futbollistë cilësor këtë verë.
Së fundi, përforcimi më i ri i ‘minatorëve’ është Fetim Kasapi që vjen nga Besa e Pejës.
Mesfushori 30 vjeçar që ka bërë karrierë edhe në Kategorinë Superiore të Shqipërisë me Vllazninë e Shkodrës si dhe në Mal të Zi me Mornarin e Tivarit dhe Çelikun, me përvojën e tij do t’i ndihmojë nënkampionit që eventualisht të arrijnë titullin e kampionit.
Trepça 89 në xhiron e parë të Superligës së Kosovës, do të ndeshet me Ferronikelin këtë fundjavë. Besa është në krizë financiare prej se e ka braktisur sponsori klubin dhe përveç trajnerit dhe futbollistëve, askush tjetër nuk po paraqitet në klub!