FAT

NTV
Colman mungon ndaj Kukësit
12 August, 2013 @15:22
Mesfushori argjentinas i Trabzonsporit, Gustavo Colman, do të mungojë në të dyja ndeshjet e Play-Offit kundër nënkampionit të Shqipërisë, Kukësit.
Kështu ka njoftuar sot faqja zyrtare e UEFA-së e cila ka suspenduar mesfushorin 28 vjeçar nga Argjentina, për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë kualifikuese të ekipit turk ndaj Dinamo Minskut, në minutën e fundit shtesë të ndeshjes.
Colman është njëri ndër mesfushorët më të dalluar të skuadrës turke, i cili aty është më se pesë stinorë. Ai deri më tani ka shfrytëzuar vetëm një ndeshje, atë të kthimit, për mosparaqitjen e tij dhe duhet të vuaj edhe tre ndeshje tjera.
Trabzonspor kishte eliminuar Dinamo Minskun me rezultat 1-0 pas dy ndeshjeve të xhiros së tretë kualifikuese të Europa League. Kukësi pret Trabzonsporin potencialisht në Qemal Stafa të Tiranës më 22 gusht, derisa do të udhëtojë për në breg të Detit të Zi një javë më vonë. Fituesi i kësaj përballjeje do të futet në fazën grupore të Europa League.