JANUZI

Do të tregohem
12 August, 2013 @11:49
Ftesa e Gianni De Biasit për Ahmed Januzin ka qenë sadopak befasuese. Mirëpo, vushtrriasi që paraqitet në Ukrainë me skuadrën e Vorsklas ka thënë se nuk do ta zhgënjejtë trajnerin italian të kombëtares. Borozani.com
“Do të shfrytëzoj rastin maksimalisht. Do të tregohem nëse më ipet rasti,” ka thënë Januzi për mediat shqiptare sot.
Januzi 25 vjeçar qe pesë vite luan për skuadrën ukrainase Vorskla, ndërsa të mërkurën do të ketë rastin të tregohet me fanellë të kombëtares në ndeshjen miqësore ndaj Armenisë.