VËLLAZNIMI

Debatik Qarkaxhia (në mes) BOROZANI/Arkiv
Kthehet edhe Qarkaxhia
12 August, 2013 @11:13
Se Vëllaznimi ka filluar të këndellet tregon fakti që edhe një ish futbollist i saj është rikthyer në ekip.
Debatik Qarkaxhia, i cili stinorin e kaluar bëri pjesë në Ligën e Parë të Kosovës me Deçanin dhe u mposhtën në Play-Off nga Kosova e Vushtrrisë duke mos arritur të dalin në Superligën e Kosovës, është kthyer te klubi i tij amë, Vëllaznimi.
Ky është rikthimi i radhës te skuadra që stinorin e kaluar ra nga elita e futbollit kosovar dhe sivjet do të merr pjesë në Ligën e Parë të Kosovës. Më parë te Vëllaznimi janë kthyer Alban Dylazeka, Alban Xharavina dhe Roland Duraku.