STINORI I RI

BOROZANI/Erdis Driza
Kampionati nis të premten
13 August, 2013 @9:10
Superliga e Kosovës në futboll ia nis këtë të premte. Kampionati i ri 2013/14 do të rrokullis topin e parë në Drenas, në stadiumin Bajram Aliu, ku takohen Ferronikeli dhe Trepça 89.
Të shtunën, do të luajnë finalistët e Kupës së Kosovës, Prishtina dhe Ferizaj, ku Prishtina është kampione në fuqi dhe bashkë me Trepçën 89, pritet të thotë fjalën kryesore edhe këtë stinor.
Ndeshjet tjera luhen të dielën, derisa çdo ditë nga një ndeshje do të transmetohet nga kanali televiziv Super Sport Kosova.
Dy ekipet e promovuara në Superligë të Kosovës, Ferizaji dhe Fushë Kosova, do të kenë punë të vështirë pasi që do të jenë mysafire të Prishtinës dhe Hysit, gjegjësisht.
XHIRO I
E premte 17:30 | Ferronikeli-Trepça 89 | ||
E shtunë 17:30 | Prishtina-Ferizaji | ||
E dielë 17:30 | Trepça-Kosova V | ||
= | Drita-Besa | ||
= | Hysi-Fushë Kosova | ||
= | Hajvalia-Drenica |