FAT

Edhe një largim nga Trabzoni
13 August, 2013 @9:23
Ardhja e Jose Bosingwas në ekip ka bërë që skuadra turke, Trabzonspor, të lirojë mbrojtësin e saj çek, Ondrej Celustka. Çeku Celustka i është dhënë si huazim skuadrës nga Premier League, Sunderland, derisa kjo disi do të jetë përparësi për nënkampionin e Shqipërisë në ndeshjen e Europa League.
Celustka dy vite të tëra është në Trabzon dhe e njeh mirë ekipin dhe lojën. Derisa portugezi i famshëm i posatransferuar në skuadrën turke, ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me ekipin dhe këtë pritet ta bëj në fundjavën që vjen kur nis Superliga turke.
Kukësi do të ndeshet me Trabzonsporin më 22 gusht në takimin e parë të Play-Offit të Europa League. Kukësi ka bërë histori në futbollin shqiptar, duke u bërë skuadra e parë që ka kaluar tre xhiro kualifikuese në gara europiane. Kjo edhe më mirënjohëse bëhet për Kukësin, pasi që për ata ky është stinori debutues në garat europiane.
Trabzonsporit do t’i mungojë edhe argjentinasi me përvojë Gustavo Colman për shkak të suspendimit.