RIBASHKIM

REUTERS
Eto’o kërkon Chelsean
13 August, 2013 @9:48
Sulmuesi i Anzhi Makhachkalas, Samuel Eto’o, kërkon të transferohet në Chelsea. Kamerunasi i cili është futbollisti me rrogë më të lartë në botë, pas vendimit të ekipit që të bëj prerje në paga dhe ristrukturim të ekipit, kërkon të gjejë një ekip të sigurtë, të fortë dhe që luan në Ligë të Kampionëve.
The Daily Mirror sot ka raportuar se ish sulmuesi i Interit dhe Barcelonës, Eto’o, është i gatshëm që të ulë kërkesat për pagën e tij të lartë vetëm e vetëm për t’u bashkuar me Mourinhon, me të cilin kishte fituar gjithçka në Inter.