SUAREZ

REUTERS
Mohon deklaratat
14 August, 2013 @22:00
Informata e dhënë nga gazeta urugajane në mëngjes se Luis Suarez ka thënë se do të mbetet në Liverpool, ka dalë të mos jetë e vërtetë.
Këtë e ka mohuar vetë sulmuesi, i cili pas ndeshjes miqësore me Japoninë ka folur për një të përditshme të atjeshme duke thënë se “ndoshta dikush ka folur në emrin tim, por unë një gjë të tillë nuk e kam thë në,” - ka qenë citati i agjencisë së lajmeve Kyodo.
Suarez dëshiron të largohet nga Liverpool, pasi që skuadra nuk ka arritur të zë një vend që dërgon në Ligë të Kampionëve, por klubi nuk po e lëshon përkundër ofertave nga Arsenal, Real dhe Bayern që kishte.