LEGJIONARI

Shefki Kuqi mohon Kukësin!
14 August, 2013 @12:53
Shefki Kuqi dje u përfol në mediat shqiptare si një transferim i mundshëm i Kukësit. Mirëpo kalimin e mundshëm nga Hibernian i Skocisë, për në Kukës e ka mohuar vetë futbollisti vushtrrias që ka pasaportë finlandeze.
“Transferi në Shqipëri është një thashethëmë e pabazë. Thirrja erdhi nga ekipi shqiptar, mirëpo kjo është e tëra,” ka shkruar Kuqi në llogarinë e tij të një rrjeti social sot.
Si duke njoftimi për biedime me Kuqin e kishte bërë fakt të kryer për Sport Ekspresin lajmin, që njoftoi për transferimin e tij!
Veterani 36 vjeçar, Shefki Kuqi është futbollisti i parë shqiptar që ka luajtur në Premier League të Anglisë. Ai ka qenë futbollist i Blackburn Rovers dhe i shumë skuadrave tjera në ishull.