TALENTI

REUTERS
Wallace në Inter
14 August, 2013 @11:23
Mbrojtësi 19 vjeçar i Chelseat, Wallace Oliveira, që për herë të parë doli në shesh gjatë përgatitjeve për stinorin e ri dhe impresionoi me lojë, i është dhënë si huazim Interit në Serie A.
Pasi që Jose Mourinho e pëlqeu dhe e vendosi në listën e huazimeve për të shkuar diku ku mund të ketë më shumë minuta të kaluara në fushë dhe të përfitojë përvojë, Inter ishte i pari që u paraqit dhe këtë e konfirmoi edhe në faqen zyrtare.
“Inter mirëpret Wallace Oliveira Dos Santosin në klub. Të gjitha dokumentacionet janë kompletuar për kalimin e tij nga Chelsea si huazim dhe ato i janë dorëzuar zyrtarëve të Serie A për regjistrim,” shkruan faqja zyrtare e Interit në internet.
Wallace Oliveira ka debutuar si profesionist në Fluminese, ka nënshkruar për Chelsean dhe i është dhënë deri në fund të stinorit të kaluar si huazim Flumineses.