KUQEZI

REUTERS
Ujkani mungon
14 August, 2013 @8:40
Portieri i Palermos dhe kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, do të mungojë në miqësoren që Shqipëria e luan ndaj Armenisë sonte.
Kosovari është i lënduar dhe nuk do të jetë gati për këtë ndeshje, ka njoftuar mbrëmë në konferencë për shtyp trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi.
Ujkani 28 vjeçar ishte në dispocizion të trajnerit të Palermos, Gennaro Gattuso, gjatë fundjavës në ndeshje për kupë ndaj Cremoneses, por nuk u paraqit asnjë minutë.