MESFUSHA ZVICERANE

REUTERS
Shqipja që mposht Brazilin
14 August, 2013 @23:00
Kundërshtari i grupit kualifikues të Shqipërisë dhe njëkohësisht favoriti i grupit, Zvicra, ka arritur të mposht nikoqirin e Botërorit të vitit të ardhshëm, Brazilin 1-0 me anë të autogolit të shënuar nga mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves.
Por gjëja që ka qenë më interesante është se kombëtarja zvicerane nga pesë mesfushorë startues, katër i ka shqiptarë. Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Blerim Xhemajli dhe Granit Xhaka bashkë me Valentin Stockerin kanë qenë pjesë e mesfushës zvicerane që i ka bërë ballë brazilianëve me sulmin e frikshëm Neymar-Hulk-Fred si dhe me mesfushën e talentuar Luiz Gustavo-Paulinho-Oscar.
Më vonë gjatë ndeshjes, trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld ka futur në lojë edhe Admir Mehmedin, që ka zëvendësuar Xherdan Shaqirin. Zvicra është në vendin e parë të grupit kualifikues ku bën pjesë edhe Shqipëria dhe është favorit i grupit. Zvicra do të jetë mysafire e kombëtares kuqezi gjatë tetorit në Qemal Stafa.
Video
Zvicra-Brazili
Autogoli i Dani Alves që rrjedh nga askioni i Xherdan Shaqirit