MIQËSORE

REUTERS
Shqipëri e pandalshme
14 August, 2013 @22:38
Shqipëria eksperimentale i ka treguar dhëmbët ndaj Armenisë në miqësoren e posapërfunduar në Qemal Stafa sonte. Kombëtarja kuqezi ka arritur të shënojë fitore të sigurtë, me lojë, duke treguar futboll të mirëfilltë dhe premtues.
Një gol në pjesën e parë nga Valdet Rama dhe një tjetër në pjesën e dytë i shënuar mrekullisht nga Ergys Kaçe, kanë qenë të mjaftueshëm për të rrënuar armenët e udhëhequr nga mesfushori ofanziv i Borussia Dortmundit, Henrikh Mkhytarian.
Me këtë fitore Shqipëria i ka çuar mesazh të qartë kundërshtarit të radhës në kualifikime për Brazili 2014, Sllovenisë, se do të udhëtojnë për fitore. Shqipëria ndeshet me Slloveninë më 6 shtator.
Video
Shqipëria-Armenia 2-0
Goli i Ergys Kaçes
KUQEZINJTË E SONTËM:
Etrit Berisha; Lorik Cana, Admir Teli (Mërgim Mavraj 46'), Ansi Agolli, Armend Dallku; Migjen Basha (Ergys Kaçe 66'), Odhise Roshi (Jurgen Gjasula 56'), Admir Abrashi (Vullnet Basha 76'), Valdet Rama (Andi Lila 46'); Ahmed Januzi, Edmond Kapllani (Shkëlzen Gashi 56') |