SPANJA
Furia shkulë gjelat
26 March, 2013 @23:03
Kampioni aktual botëror dhe europian, Spanja, me një gol të sulmuesit të Barcelonës, Pedro Rodriguez, ka mposhtur Francën në Paris, 0-1.
Goli i Pedros ka ardhur pas një asistimi nga Nacho Monreal, ndërsa taktika e zëvendësimit të disa lojtarëve nga ndeshja e kaluar ka dalë e qëlluar nga plaku, Del Bosque.
Me këtë fitore Spanja ka dalë në krye të Grupit I dhe ia ka shkaktuar njëkohësisht humbjen e parë françezëve që udhëhiqen nga trajneri Didier Deschamps.
REZULTATI:
Franca - Spanja | 0-1 | Pedro 58 |
TABELA AKTUALE GRUPI I:
1 | Spanja | 11 pikë | ||
2 | Franca | 10 pikë | ||
3 | Gjeorgjia | 4 pikë | ||
4 | Bellorusia | 3 pikë | ||
5 | Finlanda | 2 pikë |