RAMA
Gati për Norvegjinë
26 March, 2013 @22:52
Mesfushori kosovar i Valladolidit, Valdet Rama, ka qenë për herë të parë pjesë e kombëtares shqiptare sonte në ndeshje ndaj Lituanisë dhe ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë.
Ai ka qenë në fushë për më shumë se 2/3 e lojës dhe ka pasur një paraqitje të mirë si dhe disa depërtime që i kanë munguar kuqezinjëve shumë.
“Jam i kënaqur. Jam qe dhjetë ditë me këta djem dhe jam adaptuar mirë. Tash i kthehemi ekipeve tona dhe premtoj maksimumin ndaj Norvegjisë,” ka thënë Rama në bisedën e tij menjëherë pas ndeshjes me TVSH-në.