KUQ-E-ZI
Shqipëria shkyen
26 March, 2013 @21:46
Kombëtarja shqiptare ka dhuruar spektakël që mund të shihet një herë në njëqind vjet, për ata pak tifozë që as shiu s’i pengoi që të jenë prezent në Qemal Stafa.
Një supergol nga Alban Meha prej mbi 30 metrash nga gjuajtja e lirë ka hapur serinë e golave të Shqipërisë, për t’u vazhduar nga Edgar Çani e Migjen Basha (goli i parë i tij për kuqezinjtë) për rezultatin final të pjesës së parë 3-0, në të mirë të ekipit të udhëhequr nga Gianni De Biasi.
Pjesa e dytë ka qenë pak më shterpe për shkak të ndërrimeve të shumta nga të dyja palët, por Shqipëria shënoi edhe golin e katërt (autgol i mbrojtjes lituaneze), ndërsa më vonë mysafirët shënuan golin e nderit për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 4-1.
REZULTATI:
Shqipëria - Lituania | 4-1 | (Meha 34, Çani 37, Basha 42, Razulis AG 59 - Palionis 75 |