Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAMPURËT SHTOJNË DALLIMIN NË KRYE

Fushë Kosova merr aromë Superlige

Fushë Kosova merr aromë Superlige


9 April, 2023 @17:31

Fitore e madhe e shënuar e Fushë Kosovës sot në Ferki AliuVushtrrisë, për të vazhduar dallimin prej 5-pikëve ndaj ndjekësit kryesor, Ulpianës. Por, tash deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe gjashtë xhiro!

Vushtrria nisi më mirë ndeshje, ndërsa mori edhe epërsinë me Taulant Avdylin (17’). Ekipi kishte ende mundësi, por mysafirët duruan. Duruan deri në 20-minutëshin e fundit të ndeshjes, kur shpërhtyen. Së pari Arbenit Krasniqi (69’) e më pas edhe Leutrim Beqiri (85’) bën që ekipi të këndellet dhe të fitojë ndeshjen, për të regjistruar tri pikë të reja, Vushtrria 1-2 Fushë Kosova [Taulant Avdyli 17 — Arbenit Krasniqi 69, Leutrim Beqiri 85].

TABELA AKTUALE

Fitorja bën që Fushë Kosova lidere e Ligës së Parë Grupi B të bëhet me 48 pikë nga 21 ndeshje, ndërsa Vushtrria e treta të mbetet në 36 pikë, larg mundësisë për elitë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë