Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARSENAL

Futbollistët e Arsenalit s’kanë pranuar reduktimin e pagave

Futbollistët e Arsenalit s’kanë pranuar reduktimin e pagave


14 April, 2020 @22:53

Topçinjtë i kanë thënë yjeve të ekipit se situata në klub do të përkeqësohet nëse stinori aktual anulohet ose vazhdon me dyer të mbyllura.

Futbollistët e Arsenalit s’kanë pranuar ende ofertën e klubit për reduktim të rrogave përgjatë pandemisë coronavirus.

Charles Watts, korrespondent për Arsenalin te Goal.com ka bërë të ditur se janë diskutuar disa opcione, por ende asnjëra s’është pranuar nga lojtarët.

Xhaka

Idea për uljen e rrogave për 12.5% që do të zgjaste për një vjet, i është dhënë futbollistëve përgjatë fundjavës së kaluar - por lojtarët e ekipit nuk kanë pranuar ende një gjë të tillë.

Në këtë ofertë është thënë se nëse ekipi siguron Ligën e Kampionëve për 2020/21 atëherë të gjitha rrogat do t’i kompenzohen si të plota.

Por lojtarët, ekipi i të cilëve aktualisht është në pozitë të nëntë të Premier Ligës, nuk e kanë parë këtë si diçka të realizueshme.

Po qe se lojtarët do të pranonin këtë ofertë, Arsenal do të kursente 31 milionë dollarë nga rrogat vjetore që kapin shifrën prej 286 milionë dollarëve.

Arsenal

Futbollistët ishin skeptikë për këtë pikë.

Për të ecur ky propozim i klubit, do të duheshin së paku 75% të lojtarëve senior ta pëkrahin.

PFA (Shoqata e Futbollistëve Profesionist) ka këshillar lojtarët që të mos pranojnë çfarëdo oferte që u vjen nga klubet në kohë krize. E nga ana e lojtarëve është kuptuar se ata janë të gatshëm të sakrifikojnë rrogat e tyre për të mbajtur gjithë stafin e shtëpisë në Emirates në punë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League