TURQI
Futbollisti shqiptar në Bursaspor
14 June, 2015 @8:29
Numri i futbollistëve shqiptarë në Superligën e Turqisë po vazhdon të rritet. Pas Alban Mehës dhe Sokol Cikalleshit, rrugën drejtë Turqisë e ka marrë edhe futbollisti i Shkëndijës, Sedat Berisha.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit tetovar, megjithëse pala turke ende nuk e ka zyrtarizuar transferimin.
“KF Shkëndija falenderon Sedat Berishën për kontributin e dhënë në fanellën ‘kuqezi’ dhe i dëshiron shumë suksese tek ekipi i tij i ri Bursaspor,” thuhet në njoftimin e ekipit kuqezi.
Berisha këtë stinor ka pasur 20 paraqitje në kampionatin maqedon dhe ka realizuar dy gola. Qendërmbrojtësi 25 vjeçar po ashtu ka edhe një paraqitje me përfaqësuesen e Maqedonisë.