ARDIAN NUHIU
Gabimi i parë, vendosi
12 May, 2019 @0:47
Trajneri i ekipit kampion në fuqi të Kosovës, Drita, Ardian Nuhiu, në deklaratën e tij pas ndeshjes ndaj Feronikelit sot ka bërë të ditur se deri sa pranuan golin, ekipi luajti shumë mirë.
Më pas, pësoi rënia dhe në momentet e këndelljes, ekipi përsëri pranoi gol për të shuar gjasat për pikë.
Shiko: TABELA AKTUALE
“Deri te gabimi që pranuam golin kemi luajtur mirë. Në fillim të pjesës së dytë u munduam të kthehemi por erdhi goli i tyre erdhi shpejt,” ka thënë Nuhiu pas ndeshjes.
“E në momentin që ne realizuam, menduam rikthim, por erdhi ajo goditja standarde e Feronikelit dhe duke ditur që ajo është arma më e fortë e tyre, pësuam,” ka përfunduar ai.
Shiko: RAPORTI dhe VIDEO e ndeshjes
Drita këtë stinor ka mbetur pa titull kampioni. Ekipi gjilanas ka siguruar që moti vendin e katërt në klasifikim dhe tashmë veçse ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm.