Të gjitha lajmet

ATLETICO 1-0 BARCELONA

Gabimi i Ter Stegenit i jep fitoren Atleticos në derbi

Gabimi i Ter Stegenit i jep fitoren Atleticos në derbi

21 November, 2020 @23:08

Një gabim trashanik i një daljeje të pamatur mirë të portierit gjerman të Barcelonës, Marc Andre ter Stegen, që u konvertua në gol nga largësia prej Yannick Carrascos i dha fitoren Atletico Madridit në Wanda Metropolitano ndaj Barcelonës, 1-0 [Carrasco 45+3].

Me këtë fitore Atletico ka vazhduar serinë e fitoreve në La Liga dhe mban kreun me pikë të njëjta me Real Sociedadin, pasi ka shënuar fitoren e pestë radhazi në elitë.

Përkundër se rezultati tregon vetëm 1-0, Atletico ka dominuar në raste më konkrete për shënim, derisa Barcelona përkundër se mbante topin, thuajse asnjëherë nuk ka pasur raste konkrete për shënim dhe mungesa e një 9-shjeje po vërehet.

TABELA AKTUALE

Për të shkuar gjërat edhe më keq për Barcelonën, pritet të shihet edhe dalja e detyruar e Gerard Piques, që doli me lot nga ndeshja pas një lëndimi që në shikim të parë u pa të jetë ligament.

Barcelona e Ronald Koemanit ka regjistruar humbjen e tretë në tetë ndeshjet e para të stinorit, përfshirë edhe derbit nga ekipet madrilene. Ndërsa të trija humbjet e Barcelonës përshihen në pesë xhirot e fundit të stinorit.

VIGO

Celta zyrtarizon trajnerin e ri

12 November, 2020 @15:36

Celta Vigo ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje dhe e ka emëruar trajnerin argjentinas Eduardo Coudet si trajner…

VALENCIA 4-1 REAL MADRID

Valencia i kthehet fitores pas një muaji me hattrick nga penalltia

Futbollistët e Real Madridit të dëshpëruar nga goli i pranuar sonte/ Foto: B/R

8 November, 2020 @23:12

Kampioni aktual i Spanjës Real Mardid është befasuar nga Valencia sonte duke u mposhtur thellë 4-1 [Soler 35p, 54p,…

REAL SOCIEDAD 2-0 GRANADA

Sociedad rikthehet në krye

Festa pas golit te Real Sociedad sot/ Foto: RealSociedad/tw

8 November, 2020 @21:24

Drejtuar nga Imanol Alguacil, Real Sociedad ka mposhtur sot Granadën 2-0 [Monreal 22, Oyarzabal 27p] në San Sebastian për…

KOMUNIKATA E BARCELONËS

Ansu Fati në operim

Momenti pasi që Ansu Fati pësoi lëndim në përballjen e djeshme/ Foto: FCBarcelona/fb

8 November, 2020 @19:09

Sulmuesi i ri dhe i talentuar i Barcelonës, Ansu Fati, do të duhet të hyjë në operim pas lëdnimit në…

ATLETICO MADRID 4-0 CADIZ

Felix e Suarez bëjnë Atleticon lider me një ndeshje më pak

7 November, 2020 @23:08

Performancë brilante e portugezit të ri Joao Felix dhe gol nga ish-lojtari i Barcelonës Luis Suarez, në fitoren e sontme…

Të gjitha lajmet nga La Liga