GRUPI H

REUTERS/Miguel Vidal
Galata i kthehet lavdisë
5 December, 2012 @22:53
Një Galatasaray shumë i paqartë në pjesën e parë u shndërrua në një ekip krejt tjetër në pjesën e dytë të ndeshjes kur përmbysi epërsinë e Bragas. Borozani.com
Me golat e Burak Yilmaz dhe Aydin Yilmaz, turqit mposhtën Bragën dhe u kualifikuan në TOP 16 ekipet më të forta europiane.
Në ndeshjen tjetër Manchesteri përsëri u paraqit me një ekip eksperimental, që i dha rastin Clujit të fitojë. Mirëpo fitorja e Clujit ishte e pavlefshme në momentin kur Galatasaray mposhti Bragan.
REZULTATET:
Braga - Galatasaray 1-2 (Mossoro 32 - B. Yilmaz 58, A. Yilmaz 79)
Manchester - Cluj 0-1 (Luis Alberto 56)
TABELA:
1. Manchester 12p.
2. Galatasaray 10p.
3. Cluj 10p.
4. Braga 3p.