NË TURQI

Galatasaray humb hapin
24 January, 2016 @15:45
Nigeriani Aminu Umar i dha epërsinë Osmanlisporit mbrëmë ndaj Galatasarayit, por këta të fundit përmes Burak Yilmazit dhe Wesley Sneijderit morrën avantazhin 1-2.
Por Umar u përkujdes për barazim të shpejtë, e Musa Cagiran për golin e fitores, 3-2.
Kjo ka qenë humbja e katërt e stinorit për Galatasarayin dhe tash me 19 ndeshje ka 33 pikë, 10 më pak se Fenerbahçe lider me 18 ndeshje, e Besiktasi ndjekës me 17 ndeshje e 41 pikë.
Nga përforcimet e fundit, mbrojtësi Ryan Donk ka qenë për 90 minuta në fushë, ndërsa mesfushori norvegjez Martin Linnes nuk ka fituar rastin të luajë fare në këtë ndeshje.