FIORENTINA I KTHEHET FITORES

Foto: viola official facebook
Këndellen ndaj Torinos
24 January, 2016 @14:33
Fiorentina ka gjetur fitoren e parë në tre xhirot e fundit sot duke e mposhtur Torinon në Artemio Franchi. Josip Ilicic dhe Gonzalo Rodriguez kanë qenë shënues për ekipin e Paulo Sousas, ndërsa Fiorentina u këndell pas humbjeve nga Lazio e Milan në ndeshjet e fundit.
Me këtë fitore ekipi nga Firenca ka kërcyer për momentin në pozitën e tretë të tabelës, ndërsa po synon që të sigurojë Ligën e Kampionëve këtë stinor.
Fiorentina vs Torino 2-0 All Goals & Highlights… by tony-hoksa