UPTON PARK

Foto: City Official
City humb hapin me kryesuesit
23 January, 2016 @20:16
U deshën vetëm 54 sekonda që West Ham të merrte avantazhin. Ishte sulmuesi nga Ekuadori, Ener Valencia, i cili shënoi që në hapje të takimit. Mirëpo epërsia nuk zgjati shumë, me Agueron që barazonte shifrat nga pika e bardhë.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-1, përkundër rasteve për shënim nga të dyja skuadrat.
Në pjesën e dytë, përsëri vendasit kaluan në avantazh. Ishte përsëri Ener Valencia, i cili shënoi golin e katërt personal këtë stinor në Premier League. Pak para fundit, rezultati u barazua nga Aguero dhe ndeshja u mbyll me rezultat 2-2.
Ky barazim bën që City të humb hapin me Leicesterin, i cili sot fitoi me rezultat 3-0 ndërsa Arsenali ndeshjen e vet e zhvillon nesër.