RIMARRIN KREUN

Foto: Leicester City Official
Leicesteri përsëri lider
23 January, 2016 @16:57
Skuadra e Claudio Ranierit nuk e ka mendjen të dorëzohet. Kur të gjithë presin rënien e Leicesterit, skuadra fiton në shtëpi ndaj Stoke Cityt me rezultat bindës 3-0. Borozani.com
Seria e golave u hap nga Drinkwater në pjesën e parë, kurse fitorja u vulos me golat e Vardyt e Ulloas në pjesën e dytë të takimit. Kjo fitore e mban Leicesterin në vendin e parë, me 47 pikë, 3 më shumë se Arsenali, i cili ndeshjen e vet e zhvillon nesër ndaj Chelseat.
Në këtë ndeshje për 79 minuta luajti edhe shqiptari me pasaportë zvicrane Xherdan Shaqiri.