FUNDI I VAN GAAL

Foto: Southampton Official
Turpërohet United
23 January, 2016 @16:56
Një pjesë e parë tejet e dobët, e cila u mbyll me rezultat 0-0 (hera e 11 këtë sezon që United e mbyll pa shënuar pjesën e parë) dhe me fansat e zhgënjyer në Old Trafford, të cilët vazhdimisht këndonin “Attack Attack Attack”, e një pjesë e dytë edhe më zhgënjyese që u mbyll me golin e Charlie Austin në fund të takimit. Ky ishte epilogu i sfidës së sotme të zhvilluar në Old Trafford.
Manchester United, pas fitores në derbi, zhgënjen në shtëpi ndaj Southamptonit, skuadër e cila kishte humbur katër ndeshjet e fundit si mysafir në Premier League. Kjo humbje i komplikon edhe më tepër gjërat në luftën për top 4, duke marrë parasysh që Tottenhami e Leicesteri fituan këtë fundjavë, duke e rritur avantazhin e pikëve edhe më tej.
Në këtë ndeshje u paraqit edhe Adnan Januzaj, i rikthyer nga huazimi nga skuadra e Dortmundit.