PAS FITORES NË OLD TRAFFORD

Foto: Southampton Official
I ashpër me gazetarët, nuk e dëshiron Chelsean
23 January, 2016 @21:23
I pyetur se a do të jetë trajner i Chelseat nga qershori i këtij viti, Ronald Koeman i nervozuar u përgjigj ashpër ndaj gazetarëve. Holandezi mohoi kategorikisht një lidhje të tij me Chelsean, duke thënë që është i përkushtuar tërësisht ndaj klubit të tij.
“Kam edhe një vit kontratë me Southamptonin. Kjo është e keqja kur ju flisni me gazetarët. Ata shpifin gënjeshtra dhe flasin gjëra të kota. Ju nuk mund të fitoni në debat ndaj gazetarëve. U pyeta për Chelsean dhe Hiddinkun, bashkëvendasin tim, të premten në konferencë por nuk thashë asgjë në lidhje me të ardhmen time. Kjo është e tepërt nga ju gazetarët.” - tha i nervozuar Ronald Koeman.