TURQI
Galatasaray me trajner të ri
16 March, 2016 @12:08
Jan Olde Rienerik quhet trajneri i ri i Galatasarayt. Klubi nga Stambolli ka vendosur që ta emërojë holandezin në krye të klubit si trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit dhe më pas të vendosë se cili do të jetë trajneri i ri.
Rienerik në 5 vitet e fundit kishte punuar si trajner i grupmoshave të reja të Kombëtares Kineze të futbollit dhe në përgjithësi gjatë gjithë karrierës së tij ai ka punuar me grupmosha të reja.
Momentalisht, Galatasaray ndodhet në pozitën e pestë në Superligën Turke të futbollit dhe ka 20 pikë, respektivisht 21, më pak se rivalët e përbetuar Fenerbahçe dhe Besiktas.