Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TERIM

Galatasaray dhe Terim, ndahen

REUTERS

Galatasaray dhe Terim, ndahen


24 September, 2013 @19:48

Trajneri më i suksesshëm turk, Fatih Terim, nuk do ta drejtojë më skuadën e Galatasarayit.

Ekipi nga Stambolli në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, ka vendosur që ta shkarkojë nga detyra e kryetrajnerit Terimin, njoftojnë mediat turke.

Trajneri 60 vjeçar, përveç postit të kryetrajnerit në klubin verdhë e kuq, njëkohësisht është edhe përzgjedhës i përfaqësueses së Turqisë.

Sipas njoftimeve të para që vinë nga mediat turke, Terim është lënë i lirë për të vazhduar siç thuhet ‘detyrën kombëtare’, dërgimin e Turqisë në kampionat botëror. 

Galatasaray, që është kampion aktual i Turqisë, është skuadra e vetme pa humbje në Superligën turke deri më tani. Të dielën luanët e Stambollit ishin duke e mposhtur Besiktasin 1-2, kur disa sekonda pa përfunduar ndeshja u ndërpre për shkak të hyrjes së tifozëve në fushë. 

Në anën tjetër, kuq-e-verdhët nga Stambolli kanë filluar keq në Ligën e Kampionëve, pasi që janë mposhtur thellë nga Real Madrid si vendas, 1-6. 


 
Të gjitha lajmet nga Champions League