SUPERLIGA

FFK
Vushtrriasit përsëri liderë
24 September, 2013 @19:25
Skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi, Llamkos Kosova e Vushtrrisë, ka vazhduar me rezultate të mira në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.
Vushtrriasit sot si vendas kanë mposhtur skuadrën drenicake, Ferronikeli, me rezultat të thellë 3-0.
Labinot Osmani ka qenë golashënues i dyfishtë për vushtrriasit sot, kur shënoi në fillim dhe në minutën e 75-të të takimit, derisa në fund shënoi edhe Semir Zeneli për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Me këtë fitore, Kosova ka arritur në kuotën e 15 pikëve dhe kryeson Superligën në vazhdim të xhiros së shtatë. Nesër dhe pasnesër luhen ndeshjet tjera të kësaj xhiroje.
Djelmoshat e Ismet Munishit xhiron e radhës do të kenë testin e vërtetë ndaj kampiones në fuqi, Prishtinës. Në anën tjetër Ferronikeli që aktualisht gjindet në pozitën e gjashtë të tabelës, do të pret Drenicën në xhiron e radhës.