FEDERATA

Screen Shot
FFK-ja me faqe të ridizajnuar
24 September, 2013 @12:32
Federata e Futbollit të Kosovës pas ditëve pushimi të web faqes së saj zyrtare ffk-kosova.com ka lansuar atë.
Përkundër se ende nuk është përfunduar në të gjitha detajet, pasi që disa faqe janë ende “Në konstruktim” mund të vërehet dallimi i madh prej asaj të kaluarës te kjo e reja, kryesisht për shkak të dizajnit, pasi që informatat dhe vegëzat nuk sjellin risi theksuese.
Risi e vetme mund të thuhet nga shikimi i parë që është sektori videoteka, që përmban aktualisht një inçizim të vjetër të Sep Blatterit, kryetarit të FIFA-së.