PRIZREN

Celina, për rimëkëmbje të Lirisë
24 September, 2013 @12:14
Njëri ndër trajnerët më me përvojë të Kosovës, Erdogan celina, është trajner i ri i Lirisë së Prizrenit.
Pas dorëheqjes së Skender Kaprës nga ky post ditë më parë, kryesia e klubit ka kërkuar që Celina të kryej këtë detyrë, gjë është pranuar nga ky i fundit.
Liria ka nisur shumë dobët në Ligën e Parë të Kosovës, duke pësuar disa humbje radhazi ndërsa pasnesër ndeshet si vendase në Suharekë ndaj Deçanit, ish ekipit të Erdogan Celinës me të cilin prizrenasi arriti deri në Play-Off për Superligë ku u mposht nga Llamkos Kosova 2-1.