DRITA

Edhe Selimi jep dorëheqje
23 September, 2013 @22:31
Trajneri i Dritës, Musa Selimi, ka dhënë dorëheqje sot nga posti i trajnerit të Dritës. Selimi ka përjetuar humbjen e parë me Dritën ndaj Hysit në fundjavën që shkoi 2-1 në Merdare dhe kjo shihet si arsyeja kryesore e largimit të tij.
Largimi i tij nga posti i trajnerit është rasti i katërt i ndonjë trajneri në Superligë, pas vetëm gjashtë xhirosh të kampionatit. Më parë dorëheqje dhanë: Rafet Prekazi nga Trepça, Gani Sejdiu nga Trepça 89 dhe Fadil Rama nga Drenica.