KAPRA

BOROZANI
Liria, mbetet pa trajner
23 September, 2013 @10:41
Skuadra e Lirisë së Prizrenit, përkundër premtimeve dhe detyrimeve të paguara nuk po arrin sukses.
Humbja e fundjavës ndaj Llapit si mysafir 2-1, ka qenë humbja e katërt në pesë ndeshjet e fundit dhe kjo ka detyruar trajnerin Skender Kapra, që të jep dorëheqje.
Kapra, ka qenë si zgjidhje urgjente në bankën e Lirisë stinorin e kaluar, bashkë me të cilin klubi me nam prizrenas ka rënë në Ligë të Parë, për herë të dytë në vitet e pasluftës.