LIDER

Napoli fiton në San Siro
22 September, 2013 @22:42
Miguel Britos dhe Gonzalo Higuain kanë sjellë fitoren e madhe për ekipin e Rafa Benitezit në San Siro ndaj Milanit. Dyshja ka shënuar gol në fillim të pjesëve për t’i dhënë goditjen e madhe Milanit të Massimiliano Allegrit.
Mario Balotelli ka dështuar të shënojë një penallti, që do të mund të ndryshinte kahjen e ndeshjes në minutën e 61-të të ndeshjes. Në fund të ndeshjes ai shënoi për të përcaktuar rezultatin përfundimtar 1-2.
Fitorja për Napolin ka bërë që ekipi i Benitezit të vazhdojë me rekordin perfekt 100% të fitoreve në Serie A dhe bashkë me Romën kryesojnë tabelën.
FAKTE:
Napoli për herë të fundit ka fituar në San Siro ndaj Milanit në vitin 1986. | |||
Mario Balotelli ka dështuar për herë të parë në karrierë nga penalltia |