FREIBURG

REUTERS
Mehmedi shënon përsëri
22 September, 2013 @19:21
Sulmuesi shqiptar me pasaportë zvicerane, Admir Mehmedi, ka shënuar golin e tij të dytë me Freiburgun në Bundesligë.
Mehmedi 22 vjeçar që vjen nga Gostivari ka shënuar golin e epërsisë për skuadrën e tij në minutën e gjashtë të takimit ndaj Hertha Berlinit sot.
Mirëpo, skuadra e tij në fund është dashur të kënaqet me një pikë, pasi që mysafirët nga kryeqyteti barazuan përmes Per Skjelbredit në minutën e 38-të të ndeshjes.
Mehmedi luajti për 90 minuta, por nuk arriti të bënte diçka më shumë për fitore të ekipit të tij. Freiburg, ende nuk ka shënuar asnjë fitore këtë stinor në Bundesligë dhe ky ka qenë barazimi i tretë i skuadrës.
Rezultatet dhe tabela aktuale.