CR7
REUTERS
Supermeni në skenë, kalon legjendën Hugo Sanchez
22 September, 2013 @21:02
Cristiano Ronaldo nuk di të ndalet. Ai ka shënuar dy gola sonte në fitoren e radhës për madrilenët. Portugezi këmbëshpejtë për pak ka shënuar edhe golin e parë të skuadrës, por topin e dëbuar nga portieri e futi në rrjetë qendërmbrojtësi Pepe.
CR7 është në formë të jashtëzakonshme këtë stinor dhe po vazhdon të ngrisë përqëindjen e tij në mbi një gol për ndeshje për Real Madridin.
Golin tjetër për Real Madridin e shënoi mesfushori që u përshtat menjëherë në skuadër, Isco, që gjithashtu po tregon ndikimin e tij në lojë dhe po arsyeton çdo cent të shpenzuar nga kryetari i klubit Florentino Perez për atë.
Kjo ka qenë fitorja e katërt e Real Madridit në pesë ndeshje, pasi që ka edhe një barazim dhe gjindet prapa Barcelonës dhe Atletico Madridit në krye të tabelës, që po vazhdojnë me rekord perfekt me 100% fitore.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
FAKT:
Cristiano Ronaldo me golat e shënuar sonte ka kaluar legjendën meksikane të Real Madridit, Hugo Sanchez, me gola të shënuar. | |||
Hugo Sanchez ka shënuar 207 gola me fanellë të madrilenëve, ndërsa Cristiano Ronaldo sonte shënoi golin e 208 të tij me Real Madridin. |