Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GALATASARAY 0-0 BESIKTAS

Galatasaray s’shfrytëzon mundësinë për t’iu afruar kryesuesve

Foto: Galatasaray/fb

Galatasaray s’shfrytëzon mundësinë për t’iu afruar kryesuesve


15 March, 2020 @19:03

Skuadra e Galatasarayit përkundër rasteve të shumta që kishte në pjesë të dytë të ndeshjes, nuk ka arritur të tund portën e Lorius Kariusit të Besiktasit për të kryer derbin 0-0.

Në fakt, Galatasaray më shumë ka dështuar të shënojë vetë nga rastet, sesa që i ka penguar Besiktasi, pasi që nigeriani Henry Onyekuru ka pasur disa raste, e Radamel Falcao një tjetër ideal për të shënuar - që të gjitha jashtë portës.

Besiktasi shënoi njëherë në portën e Galatasarayit në pjesë të parë, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje të kapitenit Burak Yilmaz.

Me këtë, skuadrat u ndanë me barazim në Superligën turke për herë të parë pas 4 vitesh, kur kishin luajtur 2-2 në shtator të vitit 2016.

Pas këtij dueli, Superliga turke ka këtë renditje në pjesën e epërme të tabelës.

TABELA:

1. Trabzonspor 53p
2. Basaksehir 53p
3. Galatasaray 50p
4. Sivasspor 49p
5. Alanyaspor 43p
6. Besiktas 43p

Përndryshe ndeshja ka qenë e jashtëzakonshme, përkundër shiut që nuk ndalej në Stamboll dhe lojës pa tifozë, derisa futbollistët dhanë edhe atomin e tyre të fundit për të treguar rivalitetin e madh mes skuadrave.


 
Të gjitha lajmet nga