Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SKENDERAJ

Gani Sejdiu ndahet nga Drenica

Gani Sejdiu ndahet nga Drenica


30 June, 2020 @12:01

Trajneri i mirënjour mitrovicas që kishte bërë vite më parë Feronikelin kampion të Kosovës, Gani Sejdiu, ka ndarë rrugët me Drenicën dje.

Pas humbjes së fundit në shtëpi nga Trepça’89, Sejdiu ka thënë se duhet të largohet nga ekipi pasi që skuadrës i duhet një trajner tjetër, që di ti fitojë ndeshjet edhe si vendas.

Në prononcimin e tij për Zërin, ku ka bërë të ditur arsyet e dorëheqjes, Sejdiu ka thënë se skuadra është brenda objektivave, por patjetër i duhet ndryshim në shtab teknik.

TABELA AKTUALE

“Jam larguar nga Drenica pasi që nuk po arrijmë që t’i fitojmë ndeshjet si vendas. Në ndeshjet si mysafirë po fitojmë dhe po luajmë mirë, por jo edhe si vendas. Më vjen shumë keq prej kryetares Mihane Bekteshi, mirëpo për të mirë të Drenicës, me mirë po largohem. Drenica është brenda objektivave, por i duhet një ndryshim dhe trajner që di të fitojë edhe si vendas”, ka thënë ai për Zërin.

Drenica kishte nisur stinorin me trajnerin Tahir Lushtaku, që drejtoi ekipin deri në xhiron e XVII. Prej atëherë skuadrën e mori Sejdiu, që e drejtoi për dhjetë xhirot e fundit. Fundin e stinorit, Drenica do ta pret me një trajner të tretë vetëm në 2019/20.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga