DRENICA 2-4 TREPÇA'89

Zëvendësimet ideale të Idrizit, Trepça’89 vazhdon shpresën
28 June, 2020 @18:29
Goleadë e vërtetë në Bajram Aliu të Skenderajt, derisa Drenica në dyluftim direkt me Trepçën’89 është mposhtur 2-4 në fund, pas një pjese të dytë më angazhuese të ekipit mitrovicas.
Përndryshe, kjo ka qenë fitorja e parë e djelmoshave të Shpëtim Idrizit në ciklin e tretë të Superligës, që vazhdoi në periudhën post-pandemike, ndërsa e para në Superligë që prej 21 shkurtit.
Golat e zëvendësuesve, Leart Emini dhe Berat Ahmeti, në pjesë të dytë kryen punën për fitoren 2-4 [Alban Shillova 16, Richard Asare 20ag - Milot Avdyli 7, Engjëll Hoti 28, Leart Emini 58, Berat Ahmeti 88].
Pjesa e parë ishte interesante dhe me gola, derisa ‘89-shi që prej fillimit tregoi se është e interesuar për fitore. I riu Milot Avdyli (7’) [0-1] u dha epërsinë mitrovicasve, por vendasit u rikthyen shpejtë me golat e Alban Shillovës (16’) [1-1] dhe autogolit të Richard Asares, që devijoi topin e Hasan Hysenit për (28’) [2-1].
E me një kombinim të mirë në mesfushë duke u liruar Engjëll Hoti goditi bukur nga 25 metra për të barazuar rezultatin (28’) [2-2] që doli të jetë edhe përfundimtarja për 45 minutat e para të ndeshjes.
E në pjesë të dytë dy veprimet taktike me zëvendësime të Shpëtim Idrizit u treguan triumfuese për ekipin e tij. Ai inkuadroi në lojë dyshen me përvojë të sulmit Leart Emini dhe Berat Ahmeti dhe që të dy, në mundësitë më të mira duke i ikur mbrojtjes vendase nga pozita thuajse e njëjtë shënuan për [3-2] (58’) dhe [4-2] (88’).
Krejt kjo erdhi pasi që vendasit dështuan të shënojnë te rezultati 2-2, kur Alban Shillova penalltinë që e fitoi vetë, e gjuajti jashtë portës kundërshtare, duke mos qëlluar kornizën e golit.
Në fund, mitrovicasit i afrohen pjesës shpëtuese në kampionat në vetëm 4 pikë, duke vazhduar kështu luftën për mbijetesë deri në fund. E Drenica e Gani Sejdiut do të duhet të konsolidohet në momentet tjera vendimtare në përballjet tjera, pasi që rreziku nga rënia mbetet.
MEDIA

15 January, 2021 @23:38
Trajneri kosovar Ismet Munishi, që u nda me Ballkanin këtë muaj, ka dhënë një intervistë në emisionin Dhoma e Rrëfimit…
FAZA PËRGATITORE

Foto: KF Arbëria
15 January, 2021 @17:36
Skuadra e Arbërisë sot ka realizuar stërvitjen e parë në Antalya të Turqisë, ku po qëndron në kuadër të fazës…
TRANSFER

15 January, 2021 @16:25
Skuadra e Llapit sot ka nënshkruar me futbollistin e ri të saj, Amir Hossari. Hossari, 27 vjeçar, luan në pozitën…
LLAPI

14 January, 2021 @22:17
Skuadra e Llapit ka shkëputur marrëveshjen e bashkëpunimit me njërin prej portierëve të saj. Steven Hoffman nuk do të jetë…
PAS SUSPENDIMIT

14 January, 2021 @16:19
Kryetari i FC Prishtina, Remzi Ejupi, ka reaguar në rrjete sociale pas dënimit që FFK ia shqiptoi mbrëmë vonë. …