Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DY LIGA TË PARA

Liga e Parë ndahet në dysh

Liga e Parë ndahet në dysh


27 June, 2020 @18:20

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se ka marrë Vendim në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të saj që Ligën e Parë, ku do të jenë 20 skuadra, ta ndajë në dysh.

Me këtë, do të krijohen dy Liga të Para A dhe B, ekipet e së cilës nuk janë bërë të ditursa se si do të ndahen, për të luftuar për Superligë.

“Për Ligën e Parë KE diskutoi që Liga të Parë të ndahet në dy grupe me nga 10 skuadra po ashtu garat do të zhvilloheshin me sistem të trefishtë, duke marrë për bazë që një Ligë me 20 klube do të ishte ngarkesë e madhe për shkak të numrit të madh të xhirove dhe afati për përfundimin e garave duhet të jetë konform me kalendarin e UEFA-s,” është thënë në njoftimin e FFK-së.

Me këtë, pritet që fituesi i secilës Ligë të Parë, A dhe B, të shkojë në Superligë në stinorin tjetër. Ndërsa vendet e fundit të bien.

Sistemi i garave do të jetë sikurse në Superligë, ku skuadrat do të luajnë me njëra-tjetrën brenda dhe jashtë, e pastaj në ciklin e tretë të ndeshjeve luhet sipas sistemit të Bergerit.

Krejt kjo erdhi si rrjedhojë për shkak se FFK-ja më parë vendosi të mos rrëzonte asnjë ekip nga Liga e Parë dhe me ardhjen e katër skuadrave nga Superliga, numri i ekipeve do të rritet prej 16 në 20.

E tash, njëzetshja po duket shumë dhe si zgjidhje KE-ja ka vendosur që ta ndajë ligën në dy grupe.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë