SHQIP NË BOTË
Gashi konflikt me bashkëlojtarin
25 April, 2016 @10:56
Ndeshja ndërmjet Colorado Rapids dhe Seattle Sounders ka krijuar një konflikt të shkurtër ndërmjet futbollistit të kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashit dhe bashkëlojtarit të tij, Jermaine Jones.
E gjitha ndodhi në minutën 67’ të ndeshjes, kur gjyqtari kryesor akordoi për penallti, derisa që të dy futbollistët në fjalë u treguan të gatshëm për ta ekzekutuar atë.
Jones kishte një arsye shtesë për ta ekzekutuar penalltinë, pasi që po në të njëjtën ditë djemtë e tij binjakë festonin ditëlindjen dhe kjo do të ishte dhuratë e shkëlqyer për ta.
Në fakt, para këtij momenti Jones kishte shënuar një gol, por dëshironte që ta shënonte edhe të dytin për t’i dhuruar nga një gol secilit prej djemve të tij.
Mirëpo Gashi u tregua i vendosur dhe nuk pranoi që Jones ta merrte përgjegjësinë e ekzekutimit të penalltisë, duke synuar që ta shënojë edhe emrin e tij në listën e golashënuesve.
JJ and Gashi. A developing partnership. There is some friction on this one. pic.twitter.com/RzPqKDCGbb
— Total MLS (@TotalMLS) April 24, 2016
Por planet e Gashit nuk dolën ashtu siç u planifikuan, pasi që nuk arriti ta përfundojë topin në rrjetë nga pika e bardhë.
Goalkeeper @Stefan24Frei denies Shkëlzen Gashi to keep the #Sounders within one!#COLvSEA: https://t.co/Nt07UxL39o pic.twitter.com/fiS9lNMheu
— Seattle Sounders FC (@SoundersFC) April 24, 2016
Me kaq edhe pëfundoi konflikti i shkurtër ndërmjet dy futbollistëve, ndërsa besohet që gjithçka do të mbetet në fushë, pasi që dyshja në fjalë shpesh janë treguar të afërt me njëri tjetrin.
Always fun with my boy @Jermainejunior @ColoradoRapids #Gashi #SG11 pic.twitter.com/FbdsiHtf6z
— Shkelzen Gashi (@s_gashi11) April 21, 2016
Në fund, skuadra e Gashit dhe Jonesit, Colorado Rapids, arriti të shënojë fitore me rezultat 3-1, për të regjistruar fitoren e pestë të këtij stinori nga tetë ndeshje të zhvilluara deri më tani.