SUPERLIGA TURKE
Ndërpritet ndeshja Trabzon-Fenerbahçe
24 April, 2016 @21:21
Në Superligën turke, në përballjen që zhvillohej në stadiumin “Avni Aker” të Trabzonit, është ndërprerë ndeshja.
Kjo, pasi që tifozët kanë sulmuar referin anësor të ndeshjes pas minutës së 88 të ndeshjes, ndërsa Fenerbahçe ishte duke udhëhequr 4-0 si mysafir.
Referi anësor Volkan Bayarslan është goditur nga tifozi në foto disa herë gjatë minutës së 88-89 me ç‘rast ndeshja u ndërpre e policia arrestoi tifozët që kishin hyrë në fushë.
Më pas, referi kryesor Bulent Yildirim, nuk e vazhdoi më ndeshjen.