BASEL
Gashi, për fitore
12 August, 2015 @21:50
Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe lojtari më i mirë i vitit të kaluar në Zvicër, Shkëlzen Gashi, ka shënuar gol vetëm 6 minuta pasi që është futur në lojë sot për ekipin e tij Basel.
Basel ishte duke avancuar 2-1 ndaj Thunit, derisa Gashi me tu futur në lojë ka përfituar nga penalltia për të shënuar dhe për të siguruar fitoren e ekipit të tij, për 3-1.
Taulant Xhaka ka qenë për 90 minuta në fushë te Baseli, derisa Albian Ajeti është futur në 5 minutat e fundit të takimit për të zëvendësuar golashënuesin e dyfishtë të Baselit sonte, Marc Janko.
Goal Gashi - Basel 3-1 Thun - 12-08-2015 by Video-Live
Ky ka qenë goli i dytë i Shkëlzen Gashit për Baselin në këtë stinor.