TEUTA - PARTIZANI
Gashi shënon, Shkëmbi ndal liderin
8 December, 2018 @19:09
Ish futbollisti i Lirisë, Roni Gashi, ka shënuar golin e parë të tij në Kategorinë Superiore shqiptare, për t’i dhënë avantazhin ekipit të Teutës ndaj liderit Partizani.
Gashi ka shënuar në fillim të ndeshjes (8’), ndërsa Partizani është rikthyer në pjesë të dytë me Jasir Asanin, që ka barazuar në 1-1 (69’).
Mirëpo, kjo ka qenë e tëra që ka arritur Partizani i Skender Gegës, që është ndalur në Niko Dovana të Durrësit nga Teuta e Bledi Shkëmbit, që vazhdon të befasojë me rezultate të mira në Superiore këtë stinor.
Pas 16 xhirove, Partizani lider ka 35 pikë, ndërsa Teuta është e katërta me 29 pikë.