GILET JAUNES
Shtyhen 6 ndeshje
8 December, 2018 @17:33
Gjashtë ndeshje në Ligue 1 janë shtyer për shkak të lëvizjes, protestat të cilat po ndodhin në tërë Francën janë duke shkaktuar telashe në siguri.
Forcat e policive regjionale kanë kërkuar që ndeshjet të shtyhen për shkak të sigurisë dhe burimeve njerëzore në polici, ashtu që të mos identifikohen me “Gilet jaunes” që i veshin protestuesit (mantilat e verdhë).
Ndeshjet e poshtëshënuara nuk do të luhen deri në fund të këtij viti për shkak të orarit të ngjeshur të ekipeve pas këtij vikendi dhe pushimeve të fundvitit: e premte 7 dhjetor: Monaco-Nice; e shtunë 8 dhjetor: PSG-Montpellier, Angers-Bordeaux, Nimes-Nantes dhe Toulouse-Lyon; e diel 9 dhjetor: StEttiene-Marseille.
Fillimisht, protestat e “mantilave të verdhë” filluan për shkak të ngritjes së taksave për karburante, ndërsa mantilat janë simbole të të gjithë atyre që ngasin mjete motorike.
Më pas, protestat u ngritën edhe më shumë, duke aluduar edhe në drejtësinë sociale dhe mjetet e ashpra të përdorura nga forcat shtetërore.